SHBA njoftim për Lotarinë: Shtyrja e përgjigjeve nuk do të ketë impakt negativ

SHBA njoftim për Lotarinë: Shtyrja e përgjigjeve nuk do të ketë impakt negativ

TIRANE-Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka bërë një tjetër njoftim për të gjithë shqiptarët që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane. Ambasada kërkon që të bëhet shumë kujdes nga mashtrimet, ndërsa shkruan se shtyrja e përgjigjeve të aplikimeve nga data 1 maj në 6 qershor nuk do të ketë impakt negativ

"Departamenti Amerikan i Shtetit është duke e vonuar hapjen e kontrollit të statusit të regjistruesit për DV-2021, deri në datën 6 qershor 2020.  Ky ndryshim është për shkak të përgjigjes tonë në lidhje me pandeminë COVID-19, e cila nuk do të ketë ndonjë impakt negativ në administrimin e DV-2021.

Për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2021 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre.  Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve" shkruan Ambasada.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 04/05/2020 21:36

    Me lloto shkojne hamallet dhe vetem hamallë! Kokat Amerika i mer pa lloto.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja