TIRANË- Koronavirusi prek edhe lotarinë Amerikane. Departamenti Amerikan i Shtetit ka shtyrë me një muaj përgjigjet e rezultateve të Lotarisë Amerikane për vitin 2021. Që do të thotë ishte planifikuar që rezultatet të dilnin në datën 5 maj, por për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, përgjigjja nëse jeni përzgjedhur apo jo do të dalë në datën 6 qershor.
Më herët, Ambasada Amerikane anuloi të gjithë takimet rutinë të vizave dhe shërbimeve, përfshirë këtu edhe për fituesit e Lotarisë Amerikane për vitin 2020.
Një vendim i tillë ka ardhur si pasojë e situatës së COVID-19, pas vendimit që mori presidenti i SHBA-së, Donald Trump për pezullimin me 60 ditë të emigracionit me argumentin se amerikanët që humbën punën nga COVID-19 të mos zëvendësohen me të huaj