SHBA njofton sanksione të reja ndaj kolonëve izraelit për shkak të sulmeve në Bregun Perëndimor

SHBA njofton sanksione të reja ndaj kolonëve izraelit për shkak të sulmeve në Bregun Perëndimor

Autoblinda të ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor

1724878174_luftaneuizrael.JPG

Shtetet e Bashkuara njoftuan për sanksione të reja ndaj kolonëve hebrenj në Bregun e pushtuar Perëndimor për shkak të dhunës ndaj palestinezëve, teksa Uashingtoni i bëri thirrje aleatit të tij, Izraelit, që të bëjë më shumë përpjekje që përgjegjësit për dhunën të përballen me drejtësinë.

Sanksionet u bënë publike në të njëjtën dikur kur Izraeli nisi një sulm në shkallë të gjerë në Bregun Perëndimor, ku u vranë të paktën nëntë luftëtarë palestinezë, pavarësisht se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, e ka paralajmëruar Izraelin që të mos e zgjerojë luftën që ka nisur në tetor në Gazë.

“Dhuna e kolonëve ekstremistë në Bregun Perëndimor shkakton dhimbje të madhe njerëzore, dëmton sigurinë e Izraelit dhe minon mundësitë e paqes dhe stabilitetit në rajon”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, përmes një deklarate.

“Është kritike që Qeveria e Izraelit të mbajë përgjegjës çdo individë apo entitet që është përgjegjës për dhunën ndaj civilëve në Bregun Perëndimor”, shtoi ai.

Në listën e sanksioneve është përfshirë, Hashomer Yosh, një grup izraelit që mbështet vendbanime të paautorizuara të hebrenjve në Bregun Perëndimor.

Vullnetarët nga ky grup më herët gjatë këtij viti detyruan 250 palestinezë, banorë të një fshati në Bregun Perëndimor, që të largohen me forcë nga pronat e tyre, tha DASH-i.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Izraeli operacion masiv në Bregun Perëndimor, 10 palestinezë të vrarë! Automjeti i OKB-së goditet nga ushtria izraelite në Gaza


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca