Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni nuk beson se SHBA do ndërhyjë ushtarakisht në Groenlandë, për të marrë kontrollin e ishullit arktik.

Gjatë një konference, Meloni u shpreh se nëse kjo do të ndodhte, nuk do e mbështesë presidentin amerikan, Donald Trump.

Sipas Melonit, ndërhyrja ushtarake në Groenlandë nuk do të ishte në interesin e askujt, shkruan La Stampa.

"Nuk besoj në mundësinë që SHBA-të të ndërmarrin veprime ushtarake në Groenlandë, të cilat nuk do t'i mbështesja dhe nuk do të ishin në interes të askujt. Mundësia e një ndërhyrjeje për të marrë kontrollin e Groenlandës është përjashtuar nga Rubio dhe nga vetë Donald Trump. Unë besoj se administrata Trump, me metodat e saj shumë të vendosura, po tërheq vëmendjen ndaj rëndësisë strategjike të Grenlandës për interesat dhe sigurinë e saj. Është një zonë në të cilën veprojnë shumë aktorë të huaj dhe besoj se mesazhi nga SHBA-të është se nuk do të pranojë ndërhyrje të tepërta nga aktorë të huaj.”, theksoi ajo.

Sekretari i Shtetit të SHBA, Marco Rubio, tha të mërkurën se planifikon të takohet me zyrtarë danezë javën e ardhshme, pasi Kopenhageni kërkoi bisedime për të trajtuar kërcënimet e Trump-it për të marrë nën kontroll Groenlandën. Rubio nuk specifikoi se kur apo ku do të mbahej takimi.