NJU JORK - Sulm i paprecedentë i gazetës amerikane ''The New York Times'' kundër presidentit rus, Vladimir Putin, i cili akuzohet për vënie kushtesh ndaj ish-republikave sovjetike, edhe me kërcënime si ajo e ndërprerjes së furnizimeve me gaz për periudhën e dimrit, por sidomos vlen të përmendet akuza, sipas të cilës lideri rus kërkon të rikrijojë në Evropë klimën e Perdes së Hekurt.

"Lufta e Ftohtë duhet të ketë marrë fund për të gjithë, ka thënë kancelarja gjermane, Angela Merkel. Por nuk është kështu për Putinin'', shkruan sot ''The New York Times'', citon ATA.

''Presidenti rus po bën gjithçka për të penguar zhvillimin e marrëdhënieve më të ngushta me Evropën të ish-republikave sovjetike, për të gëzuar kështu frutet e pavarësisë'', thekson gazeta amerikane.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)