SHBA - Presidenti amerikan, Barack Obama do të takohet ditën e sotme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me liderin shpirtëror Dalai Lama.
Sipas zyrtarëve amerikanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk po mbështesin Pavarësinë e Tibetit, por shprehin shqetësimin e tyre përsa u përket të drejtave të njeriut në Kinë. Nga ana e saj, Kina ka kërkuar që ky takim të mos zhvillohet, pasi sipas tyre do të 'dëmtonte seriozisht marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA-së'.
Dalai Lama cilësohet nga Kina si një separatist, ndërsa lideri shpirtëror nga ana e tij shprehet se nuk po kërkon një Pavarësi të Tibetit, por një autonomi më të madhe.
Një nga takimet më të fundit mes Presidentit Obama dhe Dalai Lamës, daton në vitin 2011.
Kina nuk i pranon akuzat e bëra nga Perëndimi, duke u shprehur se zhvillimi ekonomik i saj ka përmirësuar shumë jetën e tibetianëve.
Në këto akuza thuhet se Kina po shtyp lirinë politike dhe fetare të Tibetit, një vend që qeveriset si rajon autonom në vendin aziatik.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com