WASHINGTON - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, gjatë një konference për shtyp, i ka kërkuar Kongresit që ti japë një mundësi, rrugës diplomatike me Iranin, duke u kërkuar edhe ligjvënësve amerikanë, që të mos aprovojnë sanksione të reja në këtë moment të rëndësishëm, për arritur një marrëveshje përfundimtare përsa i përket Programit Bërthamor me Teheranin.

Marrëveshja e përkohëshme gjashtë mujore, u vendos të dielën e 11 janarit se 20 janari, do të jetë dita zyrtare. Marrëveshje e arritur mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe grupit të 5 +1 Mbretëria e Bashkuar, Francë, Rusi, Kinë dhe Gjermani.

Presidenti Obama, është shprehur se kjo do të jetë një sfidë e vështirë, por diplomacia funksionon kështu dhe duhet të kemi kohën dhe hapësirën e duhur, për të arritur më pas një lidhje të përhershme. Ai u shpreh se tani është momenti t`u jepet mundësia diplomatëve dhe teknikëve, që të bëjnë punën e tyre.

Gjithashtu, anëtarët e Kongresit po kërkojnë të aprovojnë një ligj të ri, përsa i përket sanksioneve të egra kundër Iranit, nëse ky i fundit, nuk do të respektojë afatet kohorë të bashkëpunimit për Bërthamorin, në 6 muajt e provës.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)