SHBA ofron 1 miliard dollarë për Europën: Fitoni 'pavarësi' nga Rusia

SHBA ofron 1 miliard dollarë për Europën: Fitoni 'pavarësi' nga Rusia

SHBA do të ofrojë 1 miliard dollarë financim për Europën Qendrore dhe Lindore për të ndihmuar rajonin të shmangë varësinë nga burimet ruse të gazit dhe energjinë. Këtë e konfirmoi Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.

Fondi i ri amerikan do të shkojë për Iniciativën Tre Dete - një grupim i 12 vendeve anëtare të Bashkimit Europian të vendosura mes tre deteve Adriatik, Baltik dhe i Zi. Me përjashtim të Austrisë, të gjithë janë anëtarë të NATO-s.

Shumë zyrtarë perëndimor e konsiderojnë një rrezik besimin e tepërt dhe lidhjet tregtare mes Europës dhe Rusisë përmes gazit apo burimeve të tjera të energjisë. Rusia është furnizuesi më i madh i gazit natyror dhe një furnizues i madh i naftës në Europë. Pikërisht për të fituar më shumë 'pavarësi' nga Rusia, SHBA do të investojë një shumë të konsiderueshme në Europën Qendrore dhe Lindore.

Rritja e rrezikut rus dhe dobësimi i Europës përballë tij, shkaktoi edhe një debat mes SHBA dhe presidentit francez Macron. Përplasjet filluan pas deklaratave të Pompeo se 'Perëndimi po dobësohej dhe se Europa duhet të hartojë një strategji të veten dhe të pavarur për të ardhmen e saj.'

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Pordha: 16/02/2020 09:12

    I kemi degjuar 12 vjet I patem ne pushtet pame 26 te vrare ne Gerdec dhe 4 viktima ne 21 janar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik