SHBA paralajmëroi masa shtrënguese për Serbinë, Rama: Shqipëria e përkushtuar për sigurinë e Kosovës! Palët të veprojnë me maturi

SHBA paralajmëroi masa shtrënguese për Serbinë, Rama: Shqipëria e përkushtuar për sigurinë e Kosovës! Palët të veprojnë me maturi

Kryeministri, Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i është bashkuar thirrjes së SHBA-ve për deeskalim të menjëhershëm në veri të Kosovës. Rama i bën thirrje Serbisë dhe Kosovës të veprojnë me maturi e përgjegjësi.

“Shqipëria i bashkohet thirrjes së Qeverisë së SHBA-së për deeskalim të menjëhershëm në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. I bëj thirrje lidershipit të Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me përgjegjësi dhe maturi. Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës.”- shkruan Rama.

Shtetet e Bashkuara shprehen shqetësime pasi panë një grumbullim të madh ushtarak të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën, që përfshin artileri të avancuar, tanke dhe njësi ushtarake të mekanizuara. Në thirrjen lidhur me këtë zhvillim, Uashingtoni ashpërsoi tonet me Serbinë, duke i kërkuar të tërheqë menjëherë forcat nga kufiri.

Kujtojmë në një konferencë me gazetarët, Rama rikthehu edhe njëherë në vëmendje planin franko-gjerman si dhe thirrjet e tij edhe më të hershme që veriu i Kosovës të merret në kontroll nga KFOR, para se të jetë shumë vonë. Rama tha se çdo neglizhim i sotëm, mund të sjellë dobinë e më shumë trupave, si dhe të një nyjeje të vështirë për t’u zgjidhur në ditët në vijim.

Të dielën e zezë të 24 shtatorit  u vra nga kriminelët serbë, efektivi në krye të detyrës Afrim Bunjaku si dhe u plagosën 2 policë të tjerë. Sipas të gjitha informacioneve, pasi vranë efektivin, serbët u ngujuan prej më shumë se 8 orësh në Mansitirin e Banjskës në Zveçan ku shkëmbyen zjarr me efektivët e Policisë së Kosovës. 

Nga ky shkëmbim, vdiqën 4 serbë ndërsa u arrestuan 6 serbë. Sveçla bëri të ditur edhe sasitë e frikshme të armatimeve që serbët kishin futur në territorin e Republikës së Kosovës. Kosova akuzon Serbinë se ka financuar grupin kriminal ndërsa Vuçiç e mohon e thotë se fajtor është Albin Kurti. Lidhur me këtë video, Brukseli tha se nuk shërben për t'u marrë për bazë dhe nevojitet një hetim më i thelluar. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Blerim: 30/09/2023 13:59

    Gjithmone ne krah te kosoves!

    Përgjigju
  • goni: 30/09/2023 13:02

    keni folur shume mire per situaten ne kosove

    Përgjigju
  • Kela: 30/09/2023 12:54

    Si hjithmone Z.rama mban anen e duhur ,ne kete rast te kosoves

    Përgjigju
  • Maksi: 30/09/2023 12:52

    Serisht, anadollaku i Tiranes si kofini pas te vjelit. Por tashme me nje ri-protagonizem te semure ne mbrojtje dhe punet e jashtme. John Kirby deklaroi nen cilesine e koordinatorit te NSC. As ministri i mbrojtjes, apo fringo i te jashtmes lejon te komentoje sic i ka hije nje shteti. Jo ore jo, i mban vete keto cilesi tipike te arrogances dhe injorances se keti biro mediokerri. Por me qesharake eshte mender Kuvendi: ndersa u mblodhen e diskutojne ne ate Europian, Gjerman, Britanik, Hollandez, Kosove e me radhe, depu-te metet tane jane ende ne gjume, ndersa "kryetarja" me 'agjende' te zene deri me fyt nga sorollatja banditeske me porosi te anadollakut te Tiranes. Surealizem enverist tipik per kuadrin tashme te konsoliduar korruptiv te monizmit.

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 30/09/2023 12:40

    Ti,kryeministri yne je fatkeqsia e Shqiperise,e shqiptareve kudo qe ndodhen ne tokat e tyre rreth Shqiperise,pra edhe i Kosoves mbasi je ne sherbim te klaneve kriminale ballkanike-europiane dhe veçanerisht ne SHTRUNGËN SERBOSLLAVE BEOGRAD-MOSKË-ARMIQTE ME TE MEDHENJ TE GJAKUT ILIRO-SHQIPTAR.

    Përgjigju
  • Igor: 30/09/2023 10:42

    I mjeri populli Shqipetare ku bazohen se Amerikanet dote jua nxerin geshtenjat nga zjari?me nji fjale paska Nena paska Babai i mjeri une qe skam vet,Rama duhet se pari te shiqon kopshtin e vet ne Shqiperi ku mundet ti humbas disa komuna ne jugun e vendit dhe mbasandej te flasi per Kosoven perendimi nuk i don Shqipetaret ne BE por pret qe keta dy vende te boshadisen nga popullsia dhe te asimilohen dikund por juve ju shesin genjeshtra qe te enderoni per Evropen qe nuk dote ndodhe kure.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025