SHBA: Serbia po çon ushtrinë në kufi me Kosovën, të tërhiqet urgjentisht! Blinken paralajmëron masa ndaj Beogradit për sulmin në Veri! NATO forca shtesë KFOR-it

Shtetet e Bashkuara shprehen të shqetësuara teksa vëzhgojnë një grumbullim të madh ushtarak të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën, që përfshin artileri të avancuar, tanke dhe njësi ushtarake të mekanizuara. Në thirrjen lidhur me këtë zhvillim, Uashingtoni ashpërson tonet me Serbinë, duke i kërkuar të tërheqë menjëherë forcat nga kufiri. Ishte koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare Xhon Kirbi i cili shprehu shqetësimin e Uashingtonit duke thënë se po monitorojnë me vëmendje çdo lëvizje pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe tre sulmues serbë.

“Ne do të monitorojmë dislokimin e madh serb përgjatë kufirit me Kosovën. Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri dhe të vazhdojë të ulë tensionet”, tha Kirby gjatë një bisede me gazetarë më 29 shtator.

Kirby u pyet nëse ky grumbullim i trupave ushtarake pranë kufirit është sinjal se Serbia po përgatitet për ndonjë pushtim ushtarak.

“Po e shikojmë, po e vëzhgojmë. Por, qëllimin e grumbullimit të trupave ushtarake serbe, nuk mund ta them tani”, u përgjigj Kirbi.

Zyrtari amerikan kërkoi pjesëmarrjen e Serbisë në hetimet për ngjarjen e 24 shtatorit, duke shtuar se sulmi kishte një nivel të lartë të sofistikimit. Kirby tha se gjatë bisedës që sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zhvilloi më herët gjatë ditës me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, ka kërkuar që Serbia të ulë tensionet. Sipas tij, incidentet e dhunshme, sikurse ai i majit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, por edhe ai në Banjskë, paraqesin rrezik jo vetëm për personelin e sigurisë së Kosovës, por edhe të NATO-s.

Ndërkohë më herët ishte presidenti i Serbisë, Vuçiç, ai që ka njoftuar se këtë të premte ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Blinken rreth situatës në Kosovë pas sulmit të 24 shtatorit. Në bisedë, siç tregon Vuçiç, Blinken i ka përmendur disa masa që mund të merren nëse "Serbia nuk sillet siç duhet", për të cilat presidenti serb është shprehur kundër. Ai e ka përshkruar bisedën me Blinkenin si jo të lehtë, “të gjatë” dhe se për disa gjëra nuk janë pajtuar. 

“Nuk është një bisedë e lehtë me Blinkenin, për disa gjëra ramë dakord, disa jo. Nevojitet shtensionim, një rol më i madh i KFOR-it. Serbia gjithmonë do ta mbështesë atë rol, ne do të donim që të ishte ekskluziv, sidomos në veri. Mohova të pavërteta që thonë se kemi shkallën më të lartë të gatishmërisë të ushtrisë sonë. Unë nuk kam nënshkruar dhe nuk jemi pajtuar për natyrën e asaj që ka ndodhur, veçanërisht lidhur me sovranitetin e Kosovës.Blinken më foli gjithashtu për disa masa. Unë thashë se jam kundër”, ka thënë presidenti i Serbisë.

Edhe NATO-ja njoftoi të premten se ka miratuar forca shtesë për t’i dislokuar në veri të Kosovës për shkak të rritjes së tensioneve.

"Ne gjithmonë do të sigurojmë që komandanti ynë t’i ketë burimet dhe fleksibilitetin e nevojshëm, në mënyrë që KFOR-i [Misioni i NATO-s në Kosovë] ta përmbushë mandatin e tij", tha përmes një deklarate sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Vendimin e NATO-s për të rritur numrin e trupave të saj në Kosovë e ka mirëpritur Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Tensionet në veri u rritën sërish nga 24 shtatori, kur grupe të armatosura serbe sulmuan policinë e Kosovës në fshatin Banjskë, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Të vrarë mbetën edhe tre sulmues serbë. Përgjegjësinë për organizimin e sulmit e mori Millan Radoiçiç, i cili tha se po jep dorëheqje nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila funksionon me mbështetjen e Beogradit zyrtar. Autoritetet kosovare fajësuan direkt Serbinë për sulmin, ndërsa Serbia drejtoi gishtin kah serbët e Kosovës. Por Raidoçiç thotë se ai i ka ndërmarrë vetë këto veprime, pa dijeninë e strukturave qeveritare serbe apo atyre politike lokale në veri të Kosovës.  Pas kësaj deklarate Vuçiç, në një reagim tha se Radoiçiçi “do të duhet t’i përgjigjet” ftesës së organeve kompetente shtetërore. Kosova, përmes një rezolute të miratuar në Kuvend, ka bërë thirrje për hetim ndërkombëtar për Serbinë lidhur me rolin e saj në këtë sulm.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:01
Osmani mirëpret thirrjen e ShBA-së ndaj Serbisë për të tërhequr trupat ushtarake rrotull kufirit

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar pas thirrjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Serbisë që t’i tërheqë trupat rrotull kufirit me Kosovën. Osmani tha se e mirëpret deklaratën e administratës Biden që Serbia t’i tërheqë forcat nga kufiri, por edhe thirrjet e ShBA-së ndaj Serbisë që t’i mbajë përgjegjës ata që planifikuan dhe kryen sulmin kundër Policisë së Kosovës.

“Armët e fshehura në veri të Kosovës paraqesin rrezik të konsiderueshëm si për Policinë e Kosovës ashtu edhe për trupat e NATO-s në Kosovë”.

“ShBA-ja po punon me aleatët e NATO-s për të adresuar përpjekjet për të destabilizuar Kosovën dhe për të minuar sigurinë e të gjithë qytetarëve të saj”, tha Osmani.

 

Ora 20:52
SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.

“Ne do të monitorojmë dislokimin e madh serb përgjatë kufirit me Kosovën. Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri dhe të vazhdojë të ulë tensionet”, tha Kirby gjatë një bisede me gazetarë më 29 shtator.

Kirby u pyet nëse ky grumbullim i trupave ushtarake pranë kufirit është sinjal se Serbia po përgatitet për ndonjë pushtim ushtarak.

“Po e shikojmë, po e vëzhgojmë. Por, qëllimi [i grumbullimit të trupave ushtarake serbe], nuk mund ta them tani”, tha ai. Megjithatë, Kirby tha se “madhësia” e trupave të grumbulluara është destabilzuese.

Ora 20:14
'Serbia donte të fillonte lufta të dielën', Albin Kurti: S’përjashtohet një sulm i ri, 'grupet e armatosura' po stërviten afër kufijve të Kosovës

1696011541_a1111600x360.png

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Al Jazeera, duke folur për sulmin e 24 shtatorit në Veri të Kosovës ka shprehur shqetësimin se i druhet një sulmi të ri nga Serbia.

I pyetur nëse autoritetet e Kosovës kanë ndonjë informacion të inteligjencës për sulmet e reja, Kurti u përgjigj se ka shumë informacione dhe se këto “grupe të armatosura”, të cilave, siç shtoi ai, Forcat e Armatosura të Serbisë u ofrojnë pajisje, armë dhe municion, janë duke kryer vazhdimisht stërvitje në afërsi të kufijve të Kosovës dhe “po përgatiten për luftë”.

“Nuk përjashtohet ri-agresioni”, ka thënë ai, duke shtuar se Serbia donte që lufta të fillonte të dielën. Ai akuzoi Beogradin dhe grupet e armatosura se duan të përsërisin skenarin e fillimit të luftës në Sarajevë.

Kryeministri i Kosovës e akuzoi Vuçiqin se “deshi një luftë tjetër dhe një gjenocid, sepse dëshiron Republikën Srpska në Kosovë”.

Ora 18:52
Kurti mirëpret vendimin e NATO-s për forca shtesë në Kosovë

1696006392_kurti5.jpg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur vendimin e NATO-s për të rritur numrin e trupave të saj në Kosovë.

Sipas Kurtit, sulmi ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator ilustron përpjekjet e Serbisë për të destabilizuar Kosovën, me ndihmën e aleates së saj, Rusisë.

“Këta persona duan ta kthejnë kohën pas”, tha Kurti për Associated Press. “Ata janë në kërkim të një makine për kthimin e kohës. Ata duan ta kthejnë kohën për 30 vjet pas. Por, kjo nuk do të ndodhë”.

Ora 16:54
Borrell nuk përmend sulmin në Veri të Kosovës, por s’e përjashton mundësinë e masave ndëshkuese ndaj Serbisë: Po e monitorojmë

Kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, i cili është një prej negociatorëve të dialogut Kosovë-Serbi ka deklaruar se Brukseli po monitoron nga afër nëse Serbia i përmbush kërkesat e BE-së për qetësimin e tensioneve në veri të Kosovës dhe nëse gjykon se Beogradi nuk i respekton ato, është i gatshëm të shqyrtojë vendosjen e masave ndëshkuese ndaj autoriteteve në Serbi. 

Deklaratat e Borrell erdhën pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në ver, ku humbi jetën një polic i Kosovës dhe tre sulmues.

“Janë marrë masa në lidhje me Kosovën. Këto janë masa politike dhe financiare, ndër të cilat është pezullimi i vizitave dhe ngjarjeve të nivelit të lartë, me përjashtim të Dialogut të udhëhequr nga BE-ja. Ato masa kanë ndikim edhe në mbështetjen financiare për Kosovën. Pezullimi është i përkohshëm dhe i kthyeshëm dhe do të hiqet sapo të ketë de-përshkallëzim në terren. Në të njëjtën kohë, ne jemi duke monitoruar nga afër nëse Serbia i përmbush kërkesat e BE-së dhe në rast të mospërputhjes, BE-ja është e gatshme të marrë parasysh masat”, tha Borrell.

Letra e Borrellit sipas KosovaPress nuk përmendte përleshjet që ndodhën mes grupit të armatosur serb dhe policisë së Kosovës më 24 shtator. Megjithatë, ai shtoi se përpjekjet diplomatike po vazhdojnë dhe se  përplasjet nuk duhet të përsëriten.

De-përshkallëzimi duhet të ndodhë tani, nga të dyja palët. Aktet e dhunshme të 29 majit 2023, të cilat lanë të plagosur shumë nga trupat e Forcave të Kosovës (KFOR) të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, si dhe qytetarë, forca të rendit dhe media (gazetarë), janë krejtësisht të papranueshme dhe nuk mund të ndodhin më në të ardhmen. ”, tha Borrell.

Ditën e sotme Millan Radoiçiç ka pranuar se ka organizuar dhe drejtuar sulmin terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit të dielën e 24 shtatorit me vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe tre sulmuesve serbë. Avokati i tij Goran Petronijeviç ka bërë publike letrën e nënkryetarit të deritanishëm të listës Serbe që ndodhet në Boegrad ku i cilësuari non grata nga SHBA, Radoiçiç pranon se ka bërë të gjitha përgatitjet logjistike me 5 mln euro armatime që u sekuestruan nga policia e Kosovës.

Ora 14:27
Mbledhja e NATO-s për Kosovën, Stoltenberg: Autorizuam forca shtesë për KFOR-in

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftoi se është marrë vendimi për shtimin e numrit të forcave të NATO-s në Kosovë.

Ky komunikim i shefit të NATO-s u bë publik sot pas mbledhjes së Këshillit të Atlantikut të Veriut ku u diskutua për situatën në Kosovë.

“Ne gjithmonë do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. Ne e bëjmë këtë në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me mandatin tonë të OKB-së. Që nga maji, ne kemi përmirësuar praninë dhe qëndrimin e KFOR-it. Vetëm dje Këshilli i Atlantikut të Veriut autorizoi forca shtesë për të adresuar situatën aktuale. Ne gjithmonë do të vazhdojmë të sigurohemi që komandanti ynë të ketë burimet dhe fleksibilitetin e nevojshëm që KFOR-i të përmbushë mandatin e tij. Ne jemi të gatshëm të bëjmë rregullime të mëtejshme në qëndrimin e KFOR-it sipas nevojës.

KFOR-i vazhdon të koordinohet ngushtë me të gjitha palët relevante të interesit në Beograd dhe Prishtinë, si dhe me Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), OSBE-në, Misionin e OKB-së në Kosovë dhe komunitetin diplomatik. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që urgjentisht të de-përshkallëzojnë. Ne vazhdojmë t'i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të arritur zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve. Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në deklaratë.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vuçiç: 30/09/2023 09:11

    Një nga detyrat që Putin i ka dhënë Serbisë është të sulmojë Kosovën që Putin të testojë përsëri reagimin e NATOs kundër Serbisë. Ky reagim do i diktojë Putinit hapat e mëtejshëm në përplasjen direkte me NATOn.

    Përgjigju
  • ALBIN: 30/09/2023 06:46

    Si eshte e mundur qe ky kryeministri i shqiperise te jete kaq i linjezuar me Serbine nuk e kuptoj . Ne coptimin e Kosoves duke i falur veriun Serbise, ne te ashtequajturen ballkan i hapur duke mbytur tregun me plera serbe, ne asociacionin e komunave me shumice serbe duke krijuar nje shtet brenda shtetit dhe pa fund te tjera te gjitha ne dem te kosoves . Dhe se fundmi i linjezuar me Vuçiçin per te mare KFORI veriun e kosoves gje qe e ka kerkuar serbia vite me radhe . Sa turp na vjen qe akoma edhe ne 2023 shiten ne greku e ne serbi politikane e gazetare qytetare e katundare per ca lek apo per nje pashaporte e pension sikur te ishim ne vitin 1912.

    Përgjigju
    • Endri: 30/09/2023 12:49

      Cfare ka thene KM i Shqiperise ka dal deri tani, por ju ju ka zene syte propaganda e Albinot tend. Sillu e sillu dhe tek USA po zhgerryhet prap. Sikur Blinken ishte naiv?!!!

  • demir: 29/09/2023 21:09

    Si ka mundesi qe gomari Kurti i mirepret masat shtese te NATO-s ky tha qe jemi te zot vete .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës