Pentagoni konfirmon vrasjen e 25 milicëve pro iranianë dhe kërcënon Teheranin zyrtar

Pentagoni konfirmon vrasjen e 25 milicëve pro iranianë dhe kërcënon Teheranin zyrtar

Luftime midis militantëve të Kata'ib Hezbollah dhe forcave amerikane në Irakun verior.

Pas një ‘shiu’ raketash të nisura drejt bazës irakiane të Tajit, në të cilën strehohen ushtarë amerikanë dhe vrasjes së një civili amerikan, Pentagoni, përmes avionëve luftarak F35 ka bombarduar bazat e milicisë pro-iraniane duke vrarë 25 prej tyre.

Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo dha dritën jeshile për sulmin hakmarrës pasi informoi presidentitn amerikan Donald Trump dhe deklaroi se SHBA nuk do të rrinë të shohin sesi Irani  vazhdon të ndërmarrë veprime që rrezikojnë trupat amerikane.

Tabela e shahut irakian mbetet një zonë me intensitet të lartë operacional në të cilën konfrontimi me Iranin mund të çojë në përshkallëzim të situatës.

Seria e kërcënimeve dhe përplasjeve midis Uashingtonit dhe Teheranit ka bërë që i gjithë vendi ‘të vlojë’ nga prania e lartë ushtarake amerikane dhe me mijëra "këshilltarë" ushtarakë po monitorojnë operacionalisht situatën. Por shumë në Irak dëshirojnë të shohin largimin përfundimtarë të SHBA nga territori kombëtar.

 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Sulm me thikë në zemër të Londrës, por të gjithë presin hetimet

Sulm me thikë në zemër të Londrës, por të gjithë presin hetimet