TIRANE - Aktiviteteve kushtuar komunitetit rom në Shqipëri i është bashkuar edhe ambasada amerikane në Tiranë, e cila mbështeti disa aktivitete që u zhvilluan dje me pjesëmarrjen e mbi 100 të rinjve romë dhe jo romë. Gjatë festimeve u përurua ekspozita " Vendi im" nga një artist rom, Sead Kazanxhiu dhe u dëgjua koncerti i muzikantëve të rinj romë.

Ne këto aktivitete morrën pjesë ministrja e Kulturës, si dhe ai i Rinisë dhe Mirëqenies Sociale, të cilët folën në lidhje me nevojën për më shumë përfshirje. Duke folur në keto aktivitete, i ngarkuari me punë Henry Jardine tha: "Ndërsa përkujtojmë Ditën Ndërkombëtare të Romëve, le të riafirmojnë angazhimet tona për të vazhduar çuarjen përpara të tolerancës, pluralizmit e diversitetit dhe të drejtat e komuniteteve të pakicës rome."

java rome
java rome
java rome
(Ekspozita e piktorit rom Kazanxhiu dhe përfaqësuesi i ambasadës së SHBA gjatë vizitës)

Redaksia online
(armanda shtëmbari/Shqiptarja.com)