SHBA - Të paktën 8 persona mbetën të vdekur nga përmbysja e një autobusi në një nga autostradat qendrore të Kalifornisë. Mediat vendase bëjnë të ditur se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe disa të tjerë.

Incidenti ka ndodhur në një zonë malore në rrugën Nacionale 38 mes Mentone dhe Forest Falls, tha një zyrtar vendas.

Terreni i ashpër ka vështirësuar përpjekjet e shpëtimit nga shërbimet e emergjencës në San Bernardino County, në lindje të Los Anxhelos.

Pamjet televizive tregojnë një numër ambulancash duke pritur për të transportuar dhjetëra të plagosur.

Nga hetimet paraprake thuhet se autobusi është përplasur me një kamion dhe të paktën 42 njerëz pësuan lëndime të vogla ku disa prej tyre janë në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Redaksia online
(eç/lç/shqiptarja.com)