SEATTLE - Dy persona mbetën të vrarë dhe një tjetër i plagosur sot në mëngjes kur një helikopter u rrëzua në Seattle. Helikopteri ishte në pronësi të agjensisë së lajmeve ‘ABC News’.

Helikopteri u rrëzua pak momente pas nisjes duke u përfshirë nga flakët, ccka solli dy viktima dhe një të plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore, njoftojnë mediat e huaja.

Dy viktimat janë piloti Gary Pfitzner dhe fotografi Bill Strothman. Ndërkohë i plagosuri është një 38 - vjeçar i cili ishte brenda në makinën e tij në kohën e aksidentit. Mësohet se helikopteri sapo ishte për tu përplasur më pas me disa makina të parkuara aty. Si pasojë edhe dy makina u përfshinë nga flakët.