SHBA përsërit thirrjen: Tarifat me Serbinë të hiqen, po dëmtojnë miqësinë me Kosovën

SHBA përsërit thirrjen: Tarifat me Serbinë të hiqen, po dëmtojnë miqësinë me Kosovën

Ambasada amerikane në Prishtinë tha të enjten se zyrtarët e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, John Erath dhe Brad Berkley, u kanë thënë udhëheqësve të institucioneve të Kosovës se tarifat ndaj prodhimeve nga Serbia dhe Bosnja, duhet të pezullohen, meqë e pengojnë përparimin dhe dëmtojnë partneritetin me Shtetet e Bashkuara.

Në një njoftim të ambasadës thuhet se dy zyrtarët që qëndruan edhe në Beograd, përforcuan porosinë e presidentit Donald Trump “për të shfrytëzuar këtë moment unik ... dhe për t’u përmbajtur nga veprimet që do ta bënin arritjen e një marrëveshjeje më të vështirë”.

Në të dyja kryeqytetet, thuhet në komunikatë, ata theksuan shqetësimin e Shtëpisë së Bardhë se “dialogu duhet kthyer në binarë dhe se të dyja palët duhet të ndërpresin veprimet provokuese dhe të ndërmarrin hapa konstruktivë për t’u kthyer në tryezën negociuese”.

Mysafirët përsëritën mesazhin e tyre nga letra e 11 shkurtit se “tarifat ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjës janë pengesë në rrugën drejtë përparimit, e dëmtojnë partneritetin tonë dhe duhet të pezullohen në mënyrë që dialogu me Serbinë të lëvizë përpara”. Ata theksuan urgjencën që “Kosova të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë, dhe rreshtimin SHBA-Kosovë për këtë interes të përbashkët strategjik”, thuhet në komunikatë./ VOA

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë