SHBA – Një udhëzues për guidat nën ujore në Florida është kafshuar në buzë nga një peshkaqen infermier, pasi tentoi që ta puthte. Udhëzuesi Dave Marcel, e ktheu përmbys peshkaqenin për ta puthur, por harroi që ata i kanë sytë në majë të kokës.

Në këtë mënyrë, duke e kthyer përmbys, peshkaqeni kishte një kënd shikimi më të mirë dhe pickoi me dhëmbët e mprehtë udhëzuesin.

Peshkaqeni e kafshoi atë vetëm për disa sekonda e më pa e lëshoi. Udhëzuesit Marcel i doli pak gjak nga buza, por vetëm kaq, asgjë serioze. “Incidente të tilla janë pjesë e punës”, tha Marcel.

Peshkaqenët ‘infermierë’ zakonisht nuk janë agresiv dhe i pëlqen kur llastohen nga të tjerët.