Lufta/ SHBA po planifikon të dërgojë raketa me rreze të gjatë veprimi Atacms në Kiev! G20: Deklarata dënon përdorimin e forcës në Ukrainë, por nuk përmend Moskën

Lufta/ SHBA po planifikon të dërgojë raketa me rreze të gjatë veprimi Atacms në Kiev! G20: Deklarata dënon përdorimin e forcës në Ukrainë, por nuk përmend Moskën

Së fundmi, Grupi G20 ka dënuar "përdorimin e forcës" në Ukrainë për pushtime "territoriale". Kjo gjë është përmendur gjatë deklaratës përfundimtare nga Grupi G20, e cila nuk përmend në mënyrë të qartë agresionin e Rusisë. Nga ana tjetër, liderët kanë denoncuar "krizat" që përbëjnë një kërcënim për rritjen afatgjatë globale.

Samiti i 18-të i Liderëve të G20, i cili mbahet në Indi me temën "Një Tokë, një Familje, një e Ardhme" filloi me ceremoninë zyrtare të pritjes në të cilën mori pjesë edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.  Kryeministri indian Narendra Modi mirëpriti dhe shkrepi disa fotografi me liderët që morën pjesë në ceremoninë e samitit që zhvillohet në Qendrën Ndërkombëtare të Panaireve dhe Kongreseve "Bharat Mandapam".

Udhëheqësit e G20 së fundmi arritën një konsensus mbi deklaratën përfundimtare në samitin e Delhi. Kështu deklaroi kryeministri Indian, Narendra Modi, i cili falenderoi ministrat që punuan shumë për të arritur këtë qëllim dhe e bënë atë të mundur.

"Kam marrë një lajm të mire. Falë punës së palodhur të ekipit tonë, është arritur konsensus për deklaratën e samitit të liderëve të G20 në Nju Delhi", tha Modi.

Shtetet e Bashkuara janë duke planifikuar dërgimin e raketave me rreze të gjatë veprimi Atacms në Ukrainë për herë të parë. Këto raketa do përfshihen në paketën e ardhshme të ndihmës edhe pse vendimi përfundimtar nuk është marrë akoma. Me një rreze veprimi deri në 190 milje, në varësi të versionit, vendosja e Atacms mund t'i lejojë Ukrainës të arrijë objektivat gati katër herë më larg se raketat e furnizuara aktualisht për sistemet e saj të raketave të artilerisë me lëvizshmëri të lartë të prodhuar në SHBA.

 

 

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:55
Dronët ukrainas goditën vendlindjen e Putin, Rusia merr hak

1694264134_1111111111111111.jpg

Numri i viktimave ka shkruar 74 nga sulmi i djeshëm me raketa ruse kundër Kryvyi Rih, e cila është vendlindja e Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në rajonin e Dnipropetrovsk.

Këtë gjë e bëri të ditur kreu i Këshillit të Mbrojtjes të qytetit, Oleksandr Vilkul. 

Tre nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë, theksoi Vilkul. 

Rusia sulmoi qytetin me një raketë balistike Iskander, e cila shkaktoi edhe një vdekje. Ditën e djeshme edhe Ukraina sulmoi vendlindjen e Putin, Stalingardin, ku një ndërtesë e pabanuar u përfshi nga flakët.

Ora 14:45
Deklarata e G20 dënon përdorimin e forcës në Ukrainë, por nuk përmend Moskën

1694263523_kjbdc.jpg

Grupi G20 ka dënuar "përdorimin e forcës" në Ukrainë për pushtime "territoriale".

Kjo gjë është përmendur gjatë deklaratës përfundimtare nga Grupi G20, e cila nuk përmend në mënyrë të qartë agresionin e Rusisë. 

Nga ana tjetër, liderët denoncojnë se "krizat" përbëjnë një kërcënim për rritjen afatgjatë globale.

Ora 14:33
Michel në G20: Luftoni ata që fillojnë luftëra të papërgjegjshme! Ne duam një të ardhme më të mirë për brezat e ardhshëm

1694262812_kjew.jpg

Në fjalimin e tij në Samitin e G20, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se ata janë përballur me sfida titanikësh dhe se për një të ardhme më të mirë ata duhet të luftojnë ata që fillojnë luftërat e papërgjegjshme.

"Ne jemi përballur me sfida titanike. Ne duhet të luftojmë për një të ardhme më të mirë dhe të përfundojmë një marrëveshje paqeje me natyrën. Ne duhet të luftojmë gjithashtu ata që bëjnë luftëra të papërgjegjshme me pasoja globale", shkroi Michel në X, ish-Twitter.

Charles tha se Pandemia Covid-19 e ka vënë njerëzimin në provë duke zbuluar dobësitë e botës.

"Pandemia e Covid-19 e ka vënë njerëzimin në provë, duke zbuluar dobësitë e botës. Dhe një luftë e nisur nga një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit kundër Ukrainës ka nisur prej disa kohësh. Një luftë që vë në provë është një botë e bazuar në rregulla që janë trashëgimi e Kartës së Kombeve të Bashkuara, e cila e konsideron sovranitetin dhe integritetin territorial si parime që garantojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin”, shkroi Michel.

Ai gjithashtu shkroi se ata duan një të ardhme më të mirë për brezat e ardhshme. Michel tha se ata duhet të luftojnë për paqen me natyrën dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike.

“Ne duam një të ardhme më të mirë për brezat që na pasojnë. Ne duhet të luftojmë për paqen me natyrën, luftën kundër ndryshimeve klimatike. Por duhet të luftojmë edhe kundër atyre që fillojnë luftërat në një mënyrë krejtësisht e papërgjegjshme. Kjo ka një ndikim që shkon përtej sigurisë së kontinentit evropian. Ka një ndikim në të gjithë botën. Ajo ndikon në energjinë, inflacionin dhe përkeqëson sigurinë energjetike”, shkroi Michel.

Ora 14:13
Ministri i Jashtëm japonez viziton për herë të parë Kievin

1694261688_lalalalala.jpg

Ministri i Jashtëm japonez, Yoshimasa Hayashi, ndodhet në Ukrainë për një vizitë të paparalajmëruar, me qëllim shprehjen e mbështetjes për Kievin në luftën e tij kundër agresionit rus.

Kjo është vizita e parë e një ministri të jashtëm japonez në Ukrainë që kur Moska filloi pushtimin e saj.

Ora 13:49
Kryeministri indian në G20: Deklarata u miratua, ka konsensus të liderit

1694260189_jhdsf.jpg

Udhëheqësit e G20 arritën një konsensus mbi deklaratën përfundimtare në samitin e Delhi, tha kryeministri Indian, Narendra Modi. 

"Kam marrë një lajm të mire. Falë punës së palodhur të ekipit tonë, është arritur konsensus për deklaratën e samitit të liderëve të G20 në Nju Delhi", tha Modi.

Ai gjithashtu falenderoi ministrat që punuan shumë për të arritur këtë qëllim dhe e bënë atë të mundur

“Njoftoj se miratoj këtë deklaratë dhe përgëzoj ministrat që punuan shumë për të arritur këtë qëllim dhe e bënë të mundur”, tha Modi.

Ora 13:41
Zelensky: Duhen sanksione më të ashpra ndaj energjisë dhe bankave ruse

1692878196_volodymyrzelenskyrusi.jpg

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu shpresën e tij në Telegram për forcimin e mëtejshëm të sanksioneve ndaj sektorëve energjetike, financiare dhe bankave ruse. 

"Është e rëndësishme të forcohen sanksionet kundër sektorëve energjetik, financiar dhe bankar të terroristëve rusë. Është e nevojshme të bllokohet furnizimi i Moskës i të gjithë komponentëve dhe pjesëve rezervë të përdorura për prodhimin e raketave dhe dronëve”, tha Zelensky. 

Në Telegram, Zelensky postoi edhe foto të takimit të zhvilluar me drejtorin e Institutit Freeman Spogli për Studime Ndërkombëtare (FSI), ambasadorin Michael McFaul, i cili së bashku me kreun e zyrës presidenciale të Ukrainës, Andri Yermak, drejton grupin e sanksioneve kundër Rusisë.

Një grup i cili, me sanksione, "ka prodhuar tashmë rezultate të rëndësishme", theksoi përsëri Zelensky, duke thënë se ai ishte "i sigurt" se presioni më i madh ndaj Moskës do t'i lejojë Kievit "të mposhtte më shpejt terrorin rus".

Ora 13:36
Zgjedhjet rajonale në Rusi: Putin voton në internet dhe fton rusët të votojnë

1694259354_pu.jpg

Në një video të publikuar nga Kremlini në ditën e dytë të zgjedhjeve rajonale, presidenti rus, Vladimir Putin, bëri të ditur se kishte votuar në internet, direkt nga zyra e tij dhe shpresonte që rusët të ndiqnin shembullin e tij.

“I ftoj banorët e rajoneve ku po zhvillohen zgjedhjet të marrin pjesë”, tha Putin, duke nënvizuar se proçedurat e votimit sot janë “sa më komode”.

Raundi zgjedhor do të lejojë zgjedhjen e guvernatorëve, deputetëve rajonalë dhe këshilltarëve të qytetit. 

Zgjedhjet organizohen në tre ditë, sipas autoriteteve, për të lejuar sa më shumë votues të votojnë.

Ora 09:42
Meloni: Moska po e përdor energjinë si shantazh

1694245303_melon.jpg

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, tha se Moska po e përdor energjinë si shantazh ndaj luftës në Ukrainë.

Meloni e bëri këtë deklaratënë samitin e G20  e cila po mbahet në Nju Dehli, Indi.

Ajo tha se bota po vazhdon të përballet me efektet e krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

“Lidhja klimë-energji është gjithnjë e më e rëndësishme në një kohë kur bota po vazhdon të përballet me efektet e krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë dhe përdorimi i furnizimeve me energji po përdoret si një armë shantazhi nga Moska", tha Meloni.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja