SHBA, polici shqiptar i New York-ut rrezikon burg përjetë

Një shqiptar që shërbente si polic në New York të SHBA-ve, është shpallur fajtor nga gjykata federale e Brooklyn-it për zhvatje, dhe rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm. 36 vjeçari Besnik Llakatura u arrestuar në vitin 2013 bashkë me Redinel Dervishaj dhe Denis Nikolla. Dervishaj dhe Nikolla kishin kërcënuar një viktimë se nëse ai nuk do të t’u jepte 4,000 dollarë në muaj, këta do ta largonin nga biznesi i tij. Ndërsa, Llakatura kishte luajtur rolin e mikut të merakosur dhe atë të policit, e pastaj e kishte këshilluar viktimën që të ia paguante paratë, sepse do të ishte më i sigurt, si dhe e kishte sugjeruar të mos shkonte tek policia. 

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?



×

Lajmi i fundit

Tokat e tyre preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës sërish në protesë: Do i mbrojmë pronat me gjak