ALABAMA - Rrëmbyesi i 6 vjeçarit Ethan 65 vjeçari Jimmy Lee Dykes në Alabama ka vdekur pasi policia sulmoi bunkerin ku ai mbante peng fëmijën prej rreth një jave.
Dykes e kishte rrëmbyer 6 vjeçarin Ethan pasi kishte vrarë shoferin e autobusit të këtij të fundit në datën 29 janar. Ethan nuk u lëndua nga sulmi i policisë dhe është në gjendje të mirë, ai po kurohet në një spital pasi vuan nga autizmi.
Agjenti i FBI-së Steve Richardson tha për mediat vendase se agjentët kishin sulmuar bunkerin pas negociatat me 65 vjeçarin Dykes për të liruar fëmijën u përkeqësuan. Policët kishin frikë se fëmija ishte në rrezik sepse e kishin parë 65 vjeçarin me armë në dorë.
Historia e rrëmbimit të 6 vjeçarit nga Dykes ndodhi në Midland City të shtetit Alabama më 29 Janar. Dykes pasi kishte hipur në autobusin e shkollës që po udhëtonte fëmija vrau shoferin e autobusit, 66 vjeçarin Charles Albert Poland dhe rrëmbeu 6 vjeçarin Ethan.
*Në foto pengmarrësi 65 vjeçar Jimmy Lee Dykes
(Besjan Malo/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com