NJU JORK - Tridhjetë e pesë vjet pas një sulmi spektakolar të përjetësuar në filmin e regjisorit Martin Scorsese “Goodfellas”, një mafioz 78 vjeç, është arrestuar sot në Nju Jork bashkë me katër bashkëfajtorë të dyshuar, të akuzuar për vjedhje me armë dhe nëpërmjet shantazhit për më tepër se 40 vjet.
Vjedhja e kryer në aeroportin JFK më 11 dhjetor 1978 kishte qenë objekti i të gjitha bisedave të kohës. Ishte më e madhja e kryer ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara, me pesë milionë të ardhura në kesh dhe një milion në bizhuteri, të barasvlershme me 20 milionë dollarë të tanishëm.
Vincent Asaro, 78 vjeç, njëri nga ish-”street boss”-at e familjes Bonanno, një ndër pesë familjet njujorkeze të lidhura me mafian Cosa Nostra, është i vetmi i lidhur drejtpërdrejt me këtë vjedhje në aktakuzën e bërë publike sot. Megjithatë, hollësi rreth rolit të tij nuk janë publikuar ende.
Ai është arrestuar në shtëpinë e tij në Howard Beach, në ndarjen administrative Queens. Djali i tij Jerome Asaro, 55 vjeç dhe dy anëtarë të tjerë të familjes Bonanno, Thomas Di Fiore, 70 vjeç dhe John Ragano, 52 vjeç, janë arrestuar gjithashtu në Nju Jork ose në rrethinat e tij. Një person i pestë, Jack Bonventre, 46 vjeç, u dorëzua.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com