Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara, do t’u japin fund të premten testimit të detyrueshëm për COVID-19 për udhëtarët nga Kina, duke iu bashkuar vendeve të tjera që e kanë hequr këtë detyrim, i tha agjencisë Reuters një burim i informuar për këtë çështje.
Burimi i tha agjencisë Reuters se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të monitorojnë rastet me COVID-19 në Kinë dhe në mbarë botën.
CDC nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment.
Në fillim të janarit, Shtetet e Bashkuara iu bashkuan Indisë, Kanadasë, Italisë, Japonisë dhe vendeve të tjera në marrjen e masave pas vendimit të Pekinit për të hequr politikat e rrepta për COVID-19. Sipas atyre masave, pasagjerët 2 vjeç e lart duhet të paraqisnin një rezultat negativ nga një test jo më shumë se dy ditë përpara nisjes nga Kina, Hong Kongu ose Makao.
Kina u godit nga një valë rritjeje masive të rasteve me COVID-19 pasi hoqi dorë nga politika e saj zero-COVID në fillim të dhjetorit. Në shkurt, udhëheqësit kryesorë të Kinës deklaruan "fitore të madhe" ndaj COVID-it, duke pretenduar se vendi kishte shkallën më të ulët të vdekshmërisë në botë, megjithëse ekspertët i kanë vënë në dyshim ato të dhëna./VOA
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Situatë e tensionuar në veri të Kosovës, a duhet të tërhiqet qeveria Kurti?
-
Po
44.2%
-
Jo
46.8%
-
Nuk e di
8.9%
Vota total: 2364
Lajme të tjera
-
Rusia dhe Kina në ‘sinkron’, mbrojnë Serbinë për veriun e Kosovës: Perëndimi mos të fajësojë serbët se janë paqësorë dhe të paarmatosur
30 Maj, 13:52
-
Protesta të ashpra në Kinë! Mijëra myslimanë sfidojnë autoritetet kineze në mbrojtje të xhamisë, pas vendimit për prishjen e saj
30 Maj, 10:45
-
Tensionet vijojnë në veri të Kosovës, NATO çon 700 trupa shtesë: Dhuna rrezikon të ardhmen! Kurti: Demokracia nuk pezullohet
30 Maj, 07:13
-
Pak para mbarimit të afatit, Biden dhe McCarthy bëjnë thirrje për miratimin e marrëveshjes për tavanin e borxhit
29 Maj, 10:28
-
Gjermania mbetet tërheqëse për investitorët e huaj, 279 projekte vetëm nga SHBA
28 Maj, 20:19
-
'Ish-ambasadorët' që kërkojnë të zbojnë SHBA nga Kosova
28 Maj, 20:00
-
Sovranistët e Kosovës dhe Shqipërisë janë idiotë apo spiunë të Rusisë?
28 Maj, 14:35
-
Shtëpia e Bardhë dhe republikanët arrijnë marrëveshje për tavanin e borxhit
28 Maj, 11:24
-
La pas 250 milionë dollarë të mbledhura gjatë jetës së saj, ja kush do ta trashëgojë pasurinë e Tina Turner
28 Maj, 11:13
-
Nga Tokio e deri tek Osaka, ja kush janë 10 qytetet më të mëdha në botë! Njihuni me atraksionet dhe sfidat e tyre
28 Maj, 09:07
-
Ish diplomati amerikan Henry Kissinger feston 100 vjetorin e lindjes, ende aktiv në çështjet botërore
27 Maj, 21:50
-
Gjyqi i çuditshëm, një tjetër Berishë padit sekretarin Blinken
27 Maj, 17:45