/ATSH-AFP/ - Forca bërthamore amerikane po përballet me probleme seioze motivimi dhe komandimi që nëse nuk trajtohen, mund të minojnë sigurinë dhe efikasitetin parandalues bërthamor të SHBA-së, paralajmëroi sot sekretari i Mbrojtjes, Chuck Hagel.
Hagel kishte urdhëruar në fillim të vitit një analizim të të gjitha forcave bërthamore amerikane. "Ky analizim tregoi se mungesa e investimeve dhe e mbështetjes drejt forcave bërthamore na lenë shum pak marzh manovrimi për të përballuar stresin ndaj të cilit trupat dhe materialet i nënshtrohen", deklaroi Chuck Hagel gjat një prezantimi në Pentagon.
Mdje, muajt e fundit, incidentet u shtuan në tre bazat me predha balistike ndërkontinentale (ICBM) dhe solli një imazh të keq për ushtrinë ajrore amerikane.
Në janar, "US Air Force" pezulloi shumë oficerë, të akuzuar se kishin mashtruar duke shkëmbyer përgjigjet në një provim mujor mbi kopetencat.
Pas kësaj ngjarje, sekretari i Mbrojtjes urdhëroi analizimin e krejt forcave bërthamore.
"Duke vënë në pah problemet dhe ndjenjën gjithpërfshirëse mes trupave se karriera në forcat bërthamorre ofron shumë pak mundësi për të ecur përpara", Chuck Hagel paraqiti sot një plan veprimi që parashikon ndryshime në zinxhirin komandues dhe investime shtesë për të rritur moralin e trupave dhe përmirësimin e pajisjeve.
"Ne do të investojmë disa miliarda dollarë shtesë në forcat bërthamore gjatë pesë viteve të ardhshme", deklaroi ai.
/Shqiptarja.com