SHBA - Shqiptarët e Amerikës kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë përpara selisë së OKB-së në Nju Jork, kundër heqjes së lapidarit të UÇPMB-së dhe shkeljes së të drejtave të shqiptarëve në Preshevë.
Protesta është zhvilluar nga ora 11:00 deri në orën 14:00 para selisë së OKB-së në New York, nën moton “për të drejtat e mohuara të bashkatdhetarëve në Luginën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”.
Përfaqësues të shoqërisë “Vatra” iu drejtuan shqiptarëve me thirrje nacionaliste, duke theksuar se kjo protestë ka një rëndësi të veçantë. Sipas tyre “serbët po tentojnë të marrin iniciativa dhe nga xhelatë po hiqen si viktima”.
“Bashkadhetarë. Kjo protestë merr një rëndësi të veçantë, jo vetëm për situatën e tensionuar të krijuar në Luginën e Preshevës pas ndërhyrjes brutale të makinës ushtarake policore serbe, që na kujton kohën e Millosheviçit, por edhe për mbarë çështjen tonë kombëtare. Serbët po tentojnë të marrin inisiativën dhe nga xhelatë po hiqen si viktima. Nuk njohin shtetin e Kosovës për minoritetin serb në Kosovë, nga ana tjetër u mohojnë të drejtat shumicës shqiptare në Luginën e Preshevës. Bashkadhetarë, lëreni pak orë punën dhe merrni pjesë në këtë protestë mbarëkombëtare. Jemi të gjithë shqiptarë të Preshevës në këto çaste tensioni. Le të protestojmë me kulturë dhe rregull", u shprehën përfaqësuesit e shoqërisë “Vatra” në protestën e sotme.
Mëngjesin e 20 janarit, xhandarmëria serbe në një operacion hoqi lapidarin në nder të të rënëve të UÇPMB-së, akt i cili u dënua nga Tirana zyrtare, Prishtina dhe ndërkombëtarët.
Ndërkohë që komuna e Preshevës ka përgatitur një dosje, ku ka paditur në Strasburg Serbinë, për heqjen në mënyrë të padrejtë të lapidarit dhe fshehjen e tij.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com