SHBA, publikohen rastet e
skandaleve seksuale në sport

SHBA, publikohen rastet e<br />skandaleve seksuale në sport
Pas skandaleve seksuale të publikuara në Angli, tashmë një numër shumë i madh denoncimesh dhe çështjesh gjyqësore në disa disiplina të sportit kanë tronditur SHBA-të.

Një hetim prej nëntë muajsh nga gazeta “Indianapolis Star” ka dalë në përfundimin se 368 atletë amerikanë kanë ngritur akuza për ngacmime dhe abuzime seksuale vetëm gjatë 20 viteve të fundit.

Sipas gazetës, 115 trajner, pjesëtare të stafeve si dhe zyrtarë të federatës janë të përfshirë në këto akuza. Çështja më e njohur është ajo e Dr. Larry Nassar, i cili punonte për Federatën e Gjimnastikës amerikane dhe është i përfshirë në dy gjyqe për abuzim seksual, akuza të cilat ai i mohon.

Ndërkohë edhe federata  është hedhur në gjyq pasi pretendohet se është politika që ka ndjekur ky organ që ka çuar në abuzimin dhe lejimin e vazhdimit të tij.

Sipas gazetarëve të “Indianaopolis Star” ky është vetëm maja e ajsbergut, pasi pritet që publikimi i këtyre rasteve të nxis edhe denoncimin e rasteve të tjera të cilat nuk janë denoncuar më parë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid