SHBA, pukjani pranon grabitjen
e 2 bankave, rrezikon 20 vjet burg

NEW JERSEY- Shpend Mazari, i cili në Shqipëri është dënuar 25 vjet burg në mungesë për vrasje, në SHBA është shpallur fajtor për grabitjen e gati 500 mijë dollarëve në 2 banka të SHBA-së më 2011.

30 vjeçari nga Puka me banim në Clifton të SHBA-së pranoi të enjten (7 shkurt) në Gjykatën Federale të Neëark se ishte autor i grabitjes së degës së TD Bank në Clifton më 2 nëntor 2011, dhe të TD Bank në Ëllington më 30 dhjetor 2011.

Mazari kishte hyrë në SHBA me dokumente të parregullta dhe kërkohej nga Interpol për vrasje që në 2004.

Mazari përdorte emra të rremë si “Arlind Hyseni” dhe “Luie Belushi,” dhe është deklaruar fajtor për grabitje nga gjykata e Esther Salas.
Në dhjetor të 2011 Mazari kreu grabitjen me një pstoletë si dhe duke mbajtur në kokë një maskë për ski. Pasi kisht hyrë në bankë dhe kishte grabitur 182 mijë dollarë.

Ndërsa në grabijen e nëntorit 2011 Mazari ishte veshur me një kapele beisbolli dhe një shall që mbulonte pjesën e poshtme të fytyrës. Në bankën e Clifton Mazari ishte vjedhur 286 mijë dollarë. Në lidhje me këto akuza Mazari rrezikon të dënohet me 20 vjet burg dhe një gjobë prej 250 000 dollarësh. Vendimi i dënimit më 20 maj 2013.

(Redaksia online)
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet