SHBA raketa 'Javelin' Kosovës, Vuçiç akuzon: Perëndimi po e armatos por ajo duhet çmilitarizuar

Pas lajmit se SHBA do ë dërgojë raketa antitank “Javelin” në Kosovë, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ngriti shqetësimin se armatosja e Kosovës po bëhet në kundërshtim të plotë me Rezolutën 1244 dhe Kartën e OKB-së.

Gjatë një vizite në Qendrën Operative të Shërbimit të Agjencisë së Sigurisë Ushtarake, ai theksoi se kjo rezolutë parashikon çmilitarizimin.

“Duke shkelur Rezolutën 1244, ata kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Të ashtuquajturat forca të sigurisë së Kosovës, të cilat nuk mund të ekzistojnë sipas normave ndërkombëtare të së drejtës publike dhe sipas Rezolutës 1244, pa prodhimin e tyre, kanë gjithsej 223 automjete të blinduara në moment, së bashku me të ashtuquajturat vetura të policisë së Kosovës”.

Kreu i shtetit tha se nuk mund të qëndrojë indiferent rreth asaj që po ndodh në Kosovë e që është në kundërshtim me normat juridike ndërkombëtare. Sipas tij, Prishtina ka buxhetin me rritje më të shpejtë për ushtrinë dhe policinë, të cilat nuk duhet të ekzistojnë sipas të drejtës publike ndërkombëtare.

“Në katër vitet e fundit ai buxhet është rritur më shumë se dy herë, të  ashtuquajtura Forcat e sigurisë së Kosovës po transformohen nën kujdesin e SHBA-ve dhe mund të arrijnë në 5500 pjesëtarë. Sot të gjithë e kuptojnë pse është e rëndësishme të kemi një ushtri të fortë, pa të nuk do të mund të ekzistonim si shtet”.

Në fund, Vuçiç kritikoi fuqitë e mëdha se po kryejnë shkelje të rënda duke parë vetëm interesat e tyre.

“Ne nuk jemi aq të fortë sa Amerika, Anglia, Gjermania, Turqia, por mund t'i theksojmë gjithë botës se po shkelin brutalisht normat e së drejtës publike ndërkombëtare. Ata shohin vetëm interesat e tyre.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë