Forcat e Armatosura Amerikane vlerësojnë Kinën dhe Rusinë si kërcënimet më të mëdha për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, duke mënjanuar aktorët jokombëtare, si Isis. Duke paraqitur raportin e strategjisë kombëtare të ushtrisë amerikane, i pari në katër vitet e fundit, shefi i shtabit të ushtrisë amerikane, gjenerali Martin
Dempsey foli për një mundësi të ulët për momentin, por që është në rritje të një lufte të Shteteve të Bashkuara me një prej superfuqive.
Një konflikt i tillë, tha Dempsey, mund të ketë pasoja të paparashikueshme. Në raportin prej 20 faqesh kritikohet dhe aneksimi i gadishullit të Krimesë nga Rusia, veprimet e së cilës minojnë sigurinë rajonale edhe nëpërmjet dislokimit të trupave në Ukrainën lindore, një akuzë që Moska përherë e ka hedhur poshtë. Në raport përmenden edhe Irani dhe Korea e Veriut për shkak të programeve të tyre bërthamore.
Për organizatat terroriste si Isis në raport thuhet se konflikte me organizata të tilla do të lindin më shpejt në të ardhmen dhe do të zgjasin më shumë. Situata e sotme e sigurisë është më e paparashikueshmja që kemi parë në 40 vitet e fundit, përfundoi Dempsey.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO