SHBA refuzon vizat për Fatmira 
Hajdarin e 3 gjyqtarë kushtetues

SHBA refuzon vizat për Fatmira <br />Hajdarin e 3 gjyqtarë kushtetues
Tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe tre gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë u janë bllokuar vizat nga Ambasada Amerikane pak ditë më parë.

Ata janë gjyqtarët kushtetues Vitore Tusha, Besnik Imeraj dhe Gani Dizdari. Dy të fundit në fakt janë emra të njohur së fundmi, pasi dolën në pakicë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke u shprehur kundër ligjit të Vettingut. 

Ndërkohë, nga Gjykata e Lartë janë të refuzuar për vizën amerikane gjyqtarja e dorëhequr Mirela Fana, gjyqtari Artan Broci dhe gjyqtari Shkëlzen Selimi. 

Në listën e gjyqtarëve janë edhe dy togat e zeza të Tiranës, gjyqtarja e Apelit dhe ish-bashkëshortja e Azem Hadjarit, Fatmira Hajdari dhe gjykatësi i Tiranës, Artan Lazaj. 

Lista e zezë e prokurorëve të refuzuar kryesohet nga prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla dhe bashkëshortja e tij; shefja e sektorit të Dekriminalizimit, Rovena Gashi dhe bashkëshortit të saj, prokurorit Dritan Gina. 

Por ndërkohë, burime konfidenciale shtojnë si persona të padëshiruar që u refuzohet viza edhe shefin e Task Forcës në Shkodër, Saimir Bahiti, prokuroren Elfrida Bregova dhe kryeprokurorin e Tiranës, Petrit Fusha. 

Burimet shtojnë se lista është edhe më e gjatë. Në të bëjnë pjesë dhjetëra prokurorë e gjykatës, një liste që Top Channel e disponon, por që është ende e pakonfirmuar nga më shumë se një burim. 

Ajo që dihet ama është se lista e atyre që u është refuzuar viza, apo në ndisa raste edhe ndaluar aplikimi i përhershëm për një vizë amerikane, është më e gjatë se kaq. 

Disa prej këtyre njerëzve të drejtësisë, si Besnik Imeraj, Gani Dizdari dhe Artan Broci u zgjodhën si anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. 

Por me ardhjen e misionit ndërkombëtar të monitorimit, dosjet e këtyre të treve dhe gjithë atyre që do të zgjidhen në kupolën e re të drejtësisë do të vetohen të parat dhe refuzimi i vizës amerikane, si dhe motivet përse mund të përbëjnë një arsye që ata të përjashtohen nga sistemi i drejtësisë./t.ch

Lista e Zezë:
Vitore Tusha
Besnik Imeraj
Gani Dizdari
Mirela Fana
Artan Broci
Shkëlzen Selimi
Adriatik Llalla
Rovena Gashi 
Dritan Gina
Artan Lazaj
Saimir Bahiti
Elfrida Agolli
Petrit Fusha

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë