SHBA- Katër persona kanë humbur jetën, pas një aksidenti ajror që ndodhi gjatë mbrëmjes së djeshme në Nashville në Tennessee të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Mes personave që kanë humbur jetën është edhe piloti që drejtonte avionin. Autoritetet vendase janë shprehur se nga ky aksident kanë mundur të shpëtojnë shumë jetë njerëzish, pasi avioni përpara se të rrëzohej ka evituar një ndërtesë që ndodhej aty pranë.
Mediat lokale thonë se avioni “Gulfstream 690”, udhëtonte nga “Grand Bend Municipal Airport” në Kansas për në “John C. Tune-Nashville International Airport”, kur më pas është rrëzuar gati 15 milje nga Nashville.
Ndërkohë, autoritetet vendase kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e rënies së avionit që transportonte 4 persona në bord.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com