WASHINGTON - Të paktën 3 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë të plagosur nga një rrëshqitje dheu në një zonë rurale në veri-perëndim të Washingtonit. Rrëshqitja e dheut shkatërroi 6 shtëpi dhe bllokoi rrugët e zonës.

Sipas raportimeve të autoriteteve lokale dy persona vdiqën në vendngjarje ndërsa i treti ndërroi jetë në spital. Ndër të plagosurit është dhe një djalë i vogël 6 muajsh.

Shkaku i rrëshqitjes së dheut ishin shirat e dendura të ditëve të fundit. Operacionet e kërkimit vazhdojnë ndërkohë që ka filluar dhe pastrimi i zonës.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)