
Ndërsa shtetet amerikane po lehtësojnë kufizimet e lidhura me COVID-19, universiteti Johns Hopkins raporton se në të paktën 20 shtete po vihet re një rritje të rasteve të reja me koronavirus në dy javët e fundit. Situata ka bërë që zyrtarët e shëndetësisë të paralajmërojnë se virusi vazhdon të jetë një problem.
Një analizë e "Associated Press" e të dhënave mbi testimet për të identifikuar praninë e koronavirusit , zbuloi se në 21 shtete nga e hëna, mesatarja shtatë ditore e rasteve të reja për frymë ishte më e lartë se mesatarja e shtatë ditëve të mëparshme.
Eksperti i Fondacionit Kaiser për Shëndetin Global Joshua Michaud thotë se nuk ka vetëm një arsye për rritjen e numrit. Ai i quan ato "mikro-epidemi", secila me shkaqet e veta.
Në disa raste, kryerja e më shumë testimeve ka zbuluar shumë raste të reja. Në të tjera, shpërthimet e virusit në nivel lokal janë mjaft të mëdha për të rritur numrat ne rang shteti.
Por ekspertët mendojnë se të paktën në disa raste është bërë shkak heqja e kufizimeve për qëndrim në shtëpi dhe hapja e ekonomisë.
SHBA ka mbi 2 milionë të infektuar prej fillimit të pandemisë.
Lajmi kryesor:
Në itali regjistrohen 56 viktima! 7.5 mln raste infeksioni në botë... 1.5 milion të prekur nga Covid në Amerikën Latine










