SHBA-Rusi arrijnë marrëveshje
tërhiqen forcat ushtarake nga Ukraina

SHBA-Rusi arrijnë marrëveshje<br />tërhiqen forcat ushtarake nga Ukraina
GJENEVË-Ministri i Jashtëm rus, Sergeri Lavrov ka thënë se forcat ushtarake ruse të vendosura prej kohësh në territorin ukrainas do të tërhiqen. Kjo është ajo çfarë është arritur gjatë bisedimeve të sotme në Gjenevë mes përfaqësuesve të BE-së, SHBA-së Rusisë dhe Ukrainës.

“Të gjitha grupet a armatosura të paligjshme do të çarmatosen, të gjitha ndërtesat e pushtuara në mënyrë të paligjshme do t’u kthehen pronarëve të tyre legjitimë, të gjitha rrugët, sheshet dhe vendet e tjera publike në qytetet e Ukrainës do të çlirohen”, thuhet në marrëveshjen e dokumentuar në Gjenevë.

Në dy konferenca të ndara, ministri rus Lavrov dhe sekretari të Amerikan i Shtetit, John Kerry ka thënë se gjatë bisedimeve të gjitha palët ranë dakord që të ndërmerren hapa për përmirësimin e situatës në Ukrainë.
 
Gjithashtu, Lavrov ka bërë të ditur se duhet që të gjitha ndërtesat qeveritare të zaptuara nga separatistët rusë në disa qytete të Ukrainës Lindore të lëshohen dhe të këtë funksionim normal të institucioneve.

Ai ka shtuar se kriza duhet të zgjidhet nga vetë Ukraina dhe duhet të ndërmerren reforma kushtetuese afatgjata. Marrëveshja e arritur në Gjenevë gjithashtu parashikon një amnisti për ata që do të respektojnë dispozitat e marrëveshjes, me përjashtim të atyre që janë fajtorë për krime.

Ndërkohë, që sot u raportuan 3 separatistë rusë të vrarë gjatë një sulmi mbi një bazë ushtarake ukrainase në Mariupol. Rreth 300 separatistë pro-ruse sulmuan bazën ushtarake gjatë orëve të natës. Gjatë sulmit 3 prej tyre humbën jetën, 13 të tjerë u plagosën dhe 63 persona u arrestuan. Lajmi u bë i ditur nga ministri i brendshëm Arsen Avakov në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës