SHBA-Rusi gjejnë gjuhën e përbashkët për Sirinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për disa çështje kritike, veçanërisht në lidhje me Sirinë.

"SHBA është e gatshme të punojë me Rusinë", tha Kerry para gazetarëve pas takimit me presidentin rus Vladimir Putin dhe ministrin e jashtëm Sergej Lavrov të martën. Ai tha se zyrtarët e të dy vendeve kanë pasur një ditë produktive dhe diskutimet kanë qenë konstruktive.

"Pavarësisht dallimeve të vendeve tona, ne demonstruam se kur Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë në të njëjtin drejtim, mund të bëhet përparim", deklaroi Kerry. 

“Moska dhe Uashingtoni ka konfirmuar marrëveshjet e tyre të mëparshme se do të punojnë së bashku për të luftuar "të keqen më të madhe" Shtetit Islamik në Siri”, deklaroi numri një I diplomacisë ruse, Sergej Lavrov. 

Megjithatë ende nuk ka një plan zyrtar dhe konkret se si mund ti jepet fund konfliktit katër vjeçar në Siri. Dy superfuqitë po punojnë për një zgjidhje diplomatike dhe një tranzicion politik, por roli i presidentit sirian Bashar Al Assad ka ndarë deri tani palët.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Meta nga Pogradeci sulmon sërish SPAK: Organizatë kriminale! Dumani, mbrojtës i flaktë i korrupsionit të Ramës