SHBA-Rusisë: Ndaloni sulmet në 
Siri ose ndërpresim bashkëpunimin

SHBA-Rusisë: Ndaloni sulmet në <br />Siri ose ndërpresim bashkëpunimin
John Kerry, sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, kërcënoi sot më dhënien fund të bashkëpunimit amerikan me Rusinë për çështjen siriane nëse Moska nuk merr masat e duhura për ndalimin e sulmeve në Alepo.

Kerry bëri me dije se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e konsiderojnë Rusinë përgjegjëse për situatën e krijuar në Alepo për shkak të sulmeve kundër civilëve nga ana e regjimit sirian.

Sekreteari i Departamentit amerikan të Shtetit ia përcolli këtë mesazh ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov.

“Kerry informoi ministrin e Jashtëm rus, Lavrov se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiteshin të ndëprisnin bashkëpunimin dypalësh Uashington-Moskë për Sirinë… nëse Moska nuk merr masat e duhura për ndalimin e sulmeve në Alepo”, deklaroi zëdhënësi i i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid