Ushtria e SHBA-së po përgatit një veshje të re për ushtarët e saj. Veshja do të jetë kundrapulmb dhe do të rrisë fuqinë fizike të atij që do e veshi. Por nuk mbaron këtu, ajo gjithashtu do të shërojë plagët duke ndaluar gjakderdhjen dhe do të tregojë shenjat vetësore të ushtarit.
Një prototip i Tactical Assault Light Operator Suit apo shkurt TALOS, do të nxirret në treg vitin tjetër. Emri i veshjes vjen nga roboti i mitologjisë greke, të cilin Zeus e caktoi për të mbrojtur të dashurën e tij, Europan.
Ushtria deklaroi se armatura revolucionare do t’u japë fuqi mbinatyrore dhe do të ketë një mbrojtje më të madhe balistike për ata që do i veshin.
Këto fuqi, së bashku me aftësinë për të shëruar plagët e marra, do t’a bëjë elitën e forcave speciale thuajse të pamundur në terren.
Inxhinierët e MIT po punojnë në një armaturë trupi në formë likuide e cila mund të kthehet në të ngurtë brenda disa milisekondash kur aplikohet një fushë magnetike apo elektrike.
Sipas NBC News, ushtria shpreson të ketë gati një prototip gati për vitin tjetër, pasi disa pjesë përbërëse të veshjes janë ende në prodhim.
Megjithatë një model i avancuar i saj nuk do të i gatshëm deri në vitin 2016.
Redaksia online
(ed/ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com