SHBA - Një mision amerikan për shpëtimin e qindra refugjatëve të izoluar në malin Sinjar në Irak ka shumë pak gjasa të ndodhë. Në këtë përfundim ka arritur SHBA pas rishikimit të gjendjes së pakicave fetare të izoluar në mal.
Një ekip i Forcave Speciale fluturoi dje në malin Sinjar dhe gjeti më pak njerëz nga sa pritej, dhe madje ata që kishin mbetur ishin në një gjendje më të mirë nga sa ata kishin frikë, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Pentagoni.
Kjo shuan shpresat për një evakuim të mundshëm të pakicave fetare të izoluara, ndërkohë që SHBA ka thënë se do të vijojë me shpërndarjen e ndihmave humanitare të nevojshme.
Sipas OKB, qindra njerëz të pakicës krishtere, mes tyre edhe anëtarë të sektit Yazidi ndodhen të izoluar, pasi janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre nga ekstremistët islamikë, ndaj të cilëve SHBA u ka shpallur luftë. Deri më tani, forcat amerikane kanë kryer 24 sulme ajrore kundër Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com