Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja kundër 10 anijeve detare ruse që kanë bllokuar ekportimin e drithërave dhe produkteve të tjera ushqimore në portet e Ukrainës. Këtë e ka bërë të ditur sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken.
"Ne vazhdojmë t'i imponojmë kosto të mëtejshme Presidentit Putin dhe të gjithë mbështetësve të tij për luftën e pakonceptueshme kundër Ukrainës", nënvizoi ai.
Në fjalimin e tij nuk ishte më në qendër të vëmendjes thirrja për paqe, por fokusi ra mbi Rusinë dhe veprimet e saj. Blinken nuk duket i tërhequr nga plani për të mbështetur Ukrainës, duke marrë në konsideratë edhe takimin e presidentit Biden me presidentin ukrainas, por thekson se SHBA është e vendosur të përdorë masat për të dekurajuar sulmet ruse, të çfarëdo lloj forme qofshin ato.
“SHBA është e vendosur të përdorë të gjitha masat e duhura të nevojshme për të dekurajuar sulmet e Rusisë kundër Ukrainës, qofshin ato ajrore, tokësore, ose detare", tha Blinken.
Lajmi kryesor:
10 mijë varre të reja në Mariupol! Senati amerikan miraton 45 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën










