SHBA - Senati Amerikan ka konfirmuar zgjedhjen për drejtor të CIA-s të John Brennanit, duke plotësuar kështu zbrazëtinë në pozitën e tretë më të rëndësishme në ekipin për sigurinë kombëtare të presidentit Barack Obama. Pas dorëheqjes së gjeneralit Petraeus vitin e kaluar, si pasojë e një skandali seksual, Obama konfirmoi se Brennan do të jetë pasuesi i tij.
Zgjedhja e Brennanit është konfirmuar me 63 vota pro dhe 34 kundër, pas një dite dramatike, në të cilën senatori Rand Paul ishte munduar të pengojë votimin në Senat, duke mbajtur një fjalim plot 13 orë.
Brenan ka shërbyer si këshilltar i Shtëpisë së Bardhë kundër terrorizmin dhe ka pasur një karierë të gjatë në Agjencinë Qendrore të Zbulimit amerikan që prej vitit 1980.
Gjithashtu ai ka qenë pikë kyce në organizimin e operacionit të trupave speciale amerikane për vrasjen e armikut numër 1 të Amerikës Bin Laden në maj të 2011-s.
Redaksia Online
(Gre.M/l.c/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com