SHBA- Vazhdon të rritet përditë numri i viktimave nga rrëshqitja e dheut në Washington të SHBA. Sipas autoriteteve lokale numri i të vdekurve ka shkuar në 29 ndërkohë 20 persona të tjerë janë shpallur të humbur.
Më 22 mars pranë qytetit të Oso-s, në veri të Seattle u regjistrua një rrëshqitje dheu, 54 metra të thellë. Mbi 30 shtëpi në këtë zonë u shkatërruan plotësisht.
Më shumë se 200 punonjës të skuadrave të shpëtimit po punojnë për nxjerrjen e trupave nga gërmadhat. Kushtet e vështira atmosferike të ditës së martë kanë kushtëzuar operacionet e kërkimit.
Guvernatori i Washington-it Jay Inslee tha se kosto e dëmeve nga rrëshqitja e dheut si dhe e pastrimeve do të jetë të paktën 42 milionë dollarë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com