SHBA,shkon në 842 numri i
viktimave nga uragani "Matthew"

SHBA,shkon në 842 numri i<br />viktimave nga uragani
Numri i viktimave në Haiti si pasojë e uraganit Matthew ka arritur në 842, raporton BBC.

Stuhia klasifikohet në kategorinë 4, si më e fuqishmja që ka goditur vendin në 52 vjet.

50 persona kanë humbur jetën vetëm në qytetin jugor Roche-a-Bateau, ndërsa në provincën Sud janë shkatërruar 30.000 shtëpi.

Parashikuesit e motit presin që uragani Matthew të forcohet ndërsa zhvendoset nga pjesa veriore e ishujve Bahamas dhe drejtohet për në shtetin juglindor amerikan të Floridas.

Shumica e viktimave që humbën jetën në Haiti, janë vrarë nga rrëzimi i pëmëve, si edhe mbetjet e ngurta që fluturonin si pasojë e erës së fortë. Disa prej viktimave dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e mbytjeve në lumenj.

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Florida, Georgia dhe Karolinën e Jugut dhe ka nisur një tjetër apel për njerëzit që janë gati për t'u goditur nga stuhia tropikale "Merrni seriozisht situatën dhe evakuohuni pa hezitim’’ është kjo deklarata e presidentit Obama.

Organizatat joqerivatare në Haiti, bëjnë apel për ndihmë pasi mungojnë ushqimet bazë për të mbijetuarit.

Haiti shtyu zgjedhjet presidenciale të planifikuara për të dielën, pasi shumë shkolla dhe kisha që do të shërbenin si qendra votimi po përdoren si strehë për mijëra njerëz të zhvendosur.

Matthew është uragani më i fuqishëm që ka kaluar mbi Atlantik dhe Detin e Karaibeve që nga uragani Felix në vitin 2007.

[gallery]18983[/gallery]

Haiti
Haiti
Haiti
Haiti
Haiti
  haiti
   haiti
haiti




( Pamje nga Bahamasi)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten