SHBA shpreson në bashkëpunim
me "këdo që formon qeverinë kosovare"
Përmes një deklarate për media, ambasada tha se pret "me interesim të lartë" raportimet e misionit zyrtar vëzhgues
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë përgëzoi popullin e Kosovës për, siç tha, zgjedhjet demokratike të mbajtura të dielën.
Përmes një deklarate për media, ambasada tha se pret "me interesim të lartë" raportimet e misionit zyrtar vëzhgues.
"Përderisa jemi të shqetësuar nga disa raportime për prezencën e listave të vjetra të votuesve, votimeve të dyfishta dhe parregullsive tjera sporadike, përgëzojmë Komisionin Qendror Zgjedhor, komisionarët nëpër vendvotime, OSBE-në dhe të gjitha ekipet tjera monitoruese dhe vëzhguese për punën e tyre të jashtëzakonshme", thuhet në deklaratë.
Sipas së njëjtës, votuesit e Kosovës e kanë thënë fjalën e tyre dhe tani procesi i formimit të qeverisë së re duhet të fillojë.
"Shpresojmë në bashkëpunim të ngushtë me këdo që formon qeverinë e re. Shpresojmë që të gjithë zyrtarët e sapozgjedhur të Kosovës, pavarësisht përkatësisë partiake, do të përkushtohen për të ndërmarrë hapa për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Kosova gëzon mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në rrugëtimin e saj drejt integrimit të plotë euro-atlantik", thekson komunikata e ambasadës amerikane në Prishtinë.
(d.b/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
49.9%
-
E gabuar
40.9%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 5426
Lajme të tjera
-
‘Vendoret’/ Celibashi thirrje partive politike: Kandidatët të mos kenë rekorde kriminale! Ambasadori De Santics: Shqipëria ka bërë progres por ka ende pune
16 Mars, 10:16
-
Zgjedhjet e 14 majit, prezenca e OSBE-së takim me ndërkombëtarët dhe Celibashin
15 Mars, 18:30
-
Zgjedhjet e 14 majit, nis trajnimi i efektivëve nga ekspertë të OSBE, Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ! Drejtori i Policisë së Shtetit: Siguroj se do të zbatohet ligji
6 Mars, 16:54
-
Mbledhja e OSBE-së, nis me protesta dhe bojkot për shkak të pjesëmarrjes së Rusisë
23 Shkurt, 17:09
-
Rrumballaku pret ambasadorin e OSBE, në fokus roli i efektivëve të policisë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve vendore
17 Shkurt, 20:16
-
Nga zgjedhjet e 14 majit tek vota e emigrantëve, Gjiknuri takon kreun e OSBE-së në Shqipëri
7 Shkurt, 19:51
-
Kurti diskuton me ambasadorët e QUINT-it në OSBE për dialogun Kosovë-Serbi
7 Shkurt, 19:07
-
Meta pret në takim ambasadorin e ri të OSBE në Tiranë: Diskutuam edhe për zgjedhjet e 14 majit
6 Shkurt, 14:07
-
Veliaj pret ambasadorin e ri të OSBE: Thellojmë bashkëpunimin! Presidenca e B40-s, një mundësi unike për Tiranën
26 Janar, 14:24
-
Ben Andoni: Serbët po kalkulojnë, shqiptarët po i falen besimit
24 Janar, 22:21
-
Ambasadori i OSBE-së takon Ramën në Kryeministri: Presim një bashkëpunim të madh
20 Janar, 20:01
-
Atentati i dështuar i serbëve për të vrarë ambasadorin e OSBE-së, Walker: Më shpëtoi truproja
14 Janar, 14:57