SHBA - Në NewYork, prej pak kohësh gjendet edhe kinemaja në natyrë e cila është paksa e pazakontë. 

Ajo është realizuar nga artisti Matthew Mazzotta në bashkëpunim me ‘Coleman Center for the Arts’ dhe bëhet fjalë për një arkitekturë të transformueshme.

Normalisht kur është e mbyllur, struktura duket si një shtëpi e vogël prej druri në periferitë amerikane.

Por kjo strukturë më pas hapet dhe transformohet në një kinema të përbërë nga 100 vende. 

Karriket e kësaj kinemaje të kujtojnë ndenjëset e një Kishe, por qëllimi i krijimit të saj, është ai i rekuperimit të zonave urbane aktualisht të braktisura. 

Shtëpia-kinema është vendosur në një terren, ku më parë gjendej një banesë e braktisur dhe në këtë vend tashmë do të realizohen evenimente, jo vetëm kinematografikë, por edhe evenimente teatrale dhe koncerte të ndryshëm. 

Gjithashtu, kjo shtëpi do të ketë si qëllim edhe risocializimin e zonës duke shfrytëzuar këtë strukturë, e cila mund të zhvendoset nga një vend në tjetrin.


(v.gj/shqiptarja.com)