Shtetet e Bashkuara kanë siguruar gati një të tretën e 1 miliardë dozave të para të planifikuara për vaksinën eksperimentale ndaj COVID-19 të kompanisë “AstraZeneca” duke premtuar deri në 1.2 miliardë dollarë, në një kohë kur shumë prej fuqive botërore po kërkojnë ilaçe për të rikthyer ekonomitë e tyre sërish në punë.
Bazuar në kërkesën e Presidentit Donald Trump për një vaksinë kundër koronavirusit, Departamenti Amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore ra dakord të sigurojë deri në 1.2 miliardë dollarë për të përshpejtuar zhvillimin e vaksinave nga kompania britanike "AstraZeneca" si dhe të sigurojë 300 milionë doza për Shtetet e Bashkuara.
"Kjo kontratë me AstraZeneca është një gur themeli i rëndësishëm drejt një vaksine të sigurt, efektive, të disponueshme gjerësisht deri në vitin 2021", tha sekretari për Shëndetësinë Aleks Azar.
Vaksina, e njohur më parë si ChAdOx1 nCoV-19 dhe tani si AZD1222, u zhvillua nga Universiteti i Oksfordit, po e drejta për tregtimin e saj i është dhënë kompanisë farmaceutike "AstraZeneca". Imuniteti ndaj koronavirusit është i pasigurt dhe përdorimi i vaksinave është i paqartë. Marrëveshja e arritur nga SHBA lejon një fazë të vonë prove klinike të vaksinës me 30,000 amerikanë.
“AstraZeneca” me qendër në Angli tha se ka lidhur marrëveshje për të paktën 400 milionë doza të vaksinës dhe ka siguruar një kapacitet prodhues prej 1 miliard dozash duke parashikuar që dërgesat e para t'i nisë në muajin shtator.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
48.1%
-
Jo
46.3%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 2698
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gazetari izraelit: Shqipëria do të presë 100 mijë palestinezë nga Gaza! Rama rrëzon pretendimet: S'mund të bëjmë më shumë se vendet e tjera të BE
27 Janar, 21:17
-
Shtatë-ditëshi i parë i ‘Trump 2’/ Eksperti Krisafi: Jep përshtypjen se në 1 javë ka bërë më shumë se Biden në 4 vite! S'ka asnjë ide si mund t’i japë fund luftës në Ukrainë
27 Janar, 20:02
-
Nisin xhirimet e serialit 'Andrra Amerikane' në New York, synohet shpalosja e kulturës shqiptaro- amerikane
27 Janar, 19:41
-
Dita e parë në detyrë e kreut të Pentagonit, paralajmëron ndryshime të thella
27 Janar, 18:02
-
Aplikacioni kinez DeepSeek trazon gjigantët e teknologjisë në SHBA, tejkalon ChatGPT në pak kohë
27 Janar, 17:14
-
Augustin Palokaj: Një Donald Trump ndryshe
27 Janar, 16:46
-
SHBA/ Benjamin Netanyahu do jetë në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme, ja çfarë pritet t'i kërkojë Trump-it
27 Janar, 16:08
-
Homan: Përparësi, largimi i emigrantëve që janë kërcënim për sigurinë
27 Janar, 16:05
-
Trump si 'Rama-Meloni'/ Emigrantët e paligjshëm do dërgohen në El Salvador, do qëndrojnë atje gjatë shqyrtimit të kërkesave për azil në SHBA
27 Janar, 15:25
-
Sa është e mundur realisht marrja e Groenlandës nga SHBA?
27 Janar, 12:27
-
Epidemiologia në Fier: Gripi shkakton komplikacione, mbani maska dhe ruani distancën! Vaksina e gripit nga bebet 6 muajsh e deri tek të moshuarit
27 Janar, 12:02
-
Lufta/ Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt
27 Janar, 09:29