NEW YORK - Dhëndri i Osama bin Laden dhe ish zëdhënësi i Al Kaedës, rrezikon burg të përjetshëm i cili është i dënuar për terrorizëm në lidhje me sulmet e 11 shtatorit 2001.

Suleiman Abu Ghaith, në Gjykatën e Manhatanit ka dëgjuar trupin gjykues që e ka deklaruar fajtor për tre akuza: për komplot kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës me qëllim sulme ndaj shtetasve amerikanë dhe të mirave materiale të Amerikës dhe gjithashtu pasi ka ofruar asistencë dhe materiale për terrorizmin.

Dënimi i tij nuk është dhënë ende përfundimtar, por sipas mediave ndërkombëtare mendohet se 48-vjeçari me origjinë nga Kuvaiti dhe i konsideruar si një nga eksponentët më të lartë të Al Kaedës do të dënohet me burgim të përjetshëm.

Abu Ghaith, i cili ra në prangat e policisë amerikane vitin e kaluar, ka qenë një predikues, një imam dhe kreu i Al Kaedës kërkoi një ndihmë nga ai për të përgatitur të ashtuquajturin `mesazhin për botën`.

Pas mohimit të akuzës, në sallë është paraqitur video e 12 shtatorit të vitit 2001 dhe një tjetër video ku Ghaith deklaronte se `sulmet me avionë nuk do të ndalojnë` dhe se do të kishte shumë sulme ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)