UASHINGTON - Një veteran i dekoruar ushtrie ka hapur zjarr nga kati i 4-të i një ndërtese mbi personat që ndodheshin në një uzinë anijesh të marinës duke lënë të vrarë 12 persona.
Pas njoftimit policia ka mbërritur në vendngjarje duke iu kundërpërgjigjur zjarrit dhe duke lenë të vdekur dhe autorin e krimit.
Veterani i dekoruar i ushtrisë Amerikane, Aron Alexis, 34 vjeç nga Fort Ëorth, Texas është indentifikuar si autori i vrasjes së 12 personave. Veterani Alexis u identifikua nga ana e FBI-së nëpërmjet gjurmëve të gishtërinjve dhe fotografisë të marrë nga karta e tij e identitetit.
Ende nuk është bërë e qartë motivi kryesor i kësaj tragjedie por një shok i afërt i Alexis ka deklaruar që ai kishte një mosmarrëveshje në lidhje me pagesën ndaj tij nga kompania që e ka punësuar atë në ushtri.
Në këtë tragjedi të ndodhur, janë identifikuar 7 nga12 personat e vrarë të cilët janë: Michael Arnold, 59 vjeç; Sylvia Frasier, 53 vjeç; Kathy Gaarde, 62 vjeç; John Roger Johnson, 73 vjeç; Frank Kohler, 50 vjeç; Kenneth Bernard Proctor, 46 vjeç; Vishnu Pandit, 61vjeç.
Ngjarja ndodhi 3 milje larg nga Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi Amerikan.
Ndërkohë pas ngjarje në Uashington u rritën masat e sigurisë përreth institucioneve qeveritare.
Redaksia Online
(Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com