KIEV- Presidenti i ri i përkohshëm i Ukrainës, Aleksandr Turchinov ka premtuar se do të kthejë vendin në kursinë pro-integrimit në Europë, ndërsa SHBA-të dhe Anglia kanë paralajmëruar Rusinë kundër dërgimit të forcave të saj në Ukrainë.
Në fillim të këtij muaji, një zyrtar i Kremlinit paralajmëroi se Moska mund të ndërhyjë dhe akuzoi Uashingtonin se ka shkelur traktatin e vitit 1994, në bazë të së cilit Rusia hoqi armët bërthamore të epokës Sovjetike nga Ukraina.
Këshilltarja e Sigurisë Kombëtare të Presidentit Barak Obama, Susan Rice e pyetur nga një televizion amerikan mbi mundësinë e dërgimit të turpave ruse në Ukrainë, tani që i mbështeturi i Putinit ndodhet në arrati, ajo është përgjigjeur se “ky do të ishte një gabim i madh dhe serioz”. “Kjo nuk është në interes të Ukrainës, të Rusisë, apo edhe të SHBA-ve që të përçajnë një vend”, ka thënë ajo, reporton “Reuters”.
“Nuk është në interesin e askujt të rikthehet dhuna dhe të përshkallëzohet situata”, vijon këshilltarja për Sigurinë Kombëtare të Obamës.
Edhe ministri i Jashtëm britanik, William Hague i pyetur mbi mundësin e “dërgimit të tankeve” nga ana e Rusisë për të mbrojtur interesat e saj në mesin e ruse etnik në lindje dhe në gadishullin e Krimesë, është shprehur se, “me të vërtetë nuk do të ishte në interes të Ruisë që të bëjë një gjë të tillë” i ka thënë ai BBC-së.
Dje, parlamenti ukrainas shkarkoi presidentin Viktor Janukoviç, i mbështetur fuqimisht tek Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Gjithashtu, parlamenti votoi për hapjen e hetimeve ndaj presidentit, tashmë në arrati, dhe shpalli zhvillimin e e zgjedhjeve presidenciale në 25 maj.
Ndërkohë, sot parlamenti ka votuar në favor të Aleksandr Turchinov për postin e Presidentit të përkohshëm të Ukrainë, deri në datën e zgjedhjeve.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com