SHBA - Tre persona kanë mbetur të vdekur në një qendër tregtare në Marilend, shumë pranë Washingtonit në Shteteve të Bashkuara pas të shtenave me armë nga një person. Dyshohet se ka edhe të plagosur.

Sipas mediave të huaja mes viktimave dyshohet se është edhe autori, pasi pranë njërit prej të vdekurve policia gjeti armë dhe municione, por ende nuk është identifikuar.

Policia ka rrethuar zonën dhe i ka bërë thirrje personave brenda godinës që të presin deri sa autoritet t’u thonë të dalin. Në vijim pritet identifikimi i autorit dhe shkaqet e të shtënave.

Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)