SHBA - Një 14-vjeçar, nxënës i shkollës së mesme publike në Atlanta u qëllua me plumb në kokë të enjten pasdite në oborrin e shkollës.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Atlantas, Carlos Campos, nxënësi i plagosur u gjet jashtë ndërtesës së shkollës. I plagosuri u dërgua në spitalin Memorial Grady, ku më pas ndërroi jetë nga plagët në kokë.

Një i dyshuar është marrë në paraburgim, shtoi më tej zëdhënësi i policisë. Dyshohet se autori ishte nxënës i kësaj shkolle. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur lehtë edhe një mësues i shkollës së mesme publike.

Të shtënat shkaktuan kaos në shkollë dhe stres tek prindërit të cilët pritën disa orë për të marrë fëmijët nga shkolla. Nxënësit u transportuan me autobusë jashtë shkollës ku u morën nga prindërit. Ende nuk ka të dhënat për identitetin e viktimës dhe shkaqet e ngjarjes.

Ngjarja një muaj e gjysëm pas tragjedisë së Konektikatit, ku 28 nxënës u vranë në shkollë nga një person me probleme psikike. Lejimi i armëve është një ndër debatet më të mëdha në SHBA që pas tragjedisë së Konektikatit, që po ndiqet nga ngjarje të tjera të rënda në shkolla.

Redaksia online
(rd/eç/shqiptarja.com)