UASHINGTON - Shtetet e Bashkuara thonë se do të organizojnë një takim të nivelit të lartë në Uashington muajin e ardhshëm për masat për parandalimin  e ekstremizmit të dhunshëm, ndërsa udhëheqësit evropianë dhe amerikanë bëjnë thirrje për masa të rrepta për të vëzhguar veprimtarinë e njerëzve në internet dhe në kufi.

Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder njoftoi për takimin e 18 shkurtit nga Parisi ku mori pjesë në një konferencë urgjente për terrorizmin pas akteve terroriste të kësaj jave në Francë, ku gjetën vdekjen 17 vetë.

Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë tha se takimi do ta vërë theksin tek “praktikat më të mira dhe përpjekjet” e disa komuniteteve që kanë programe pilot për të luftuar ekstremizmin.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)