SHBA/Të shtëna me armë në redaksinë e një gazete, 5 të vdekur, 20 të plagosur (FOTO)

SHBA/Të shtëna me armë në redaksinë e një gazete, 5 të vdekur, 20 të plagosur (FOTO)

Foto nga vendi i ngjarjes

Pesë të vdekur nga të shtënat me armë zjarri brenda redaksisë së një gazete në Meryland të SHBA-ve. Mediat amerikane raportojnë se kanë qenë një person i armatosur i cili ka hyrë brenda newsroom-it të "Capital Gazette" dhe për pasojë ka shkaktuar vdekjen e 5 personave, ndërsa 20 të tjerë janë plagosur. Ora amerikane shënonte 14:40 kur u raportuan të shtënat brenda redaksisë.

Paraprakisht mësohet se një prej autorëve të ngjarjes është arrestuar nga policia. Forca të shumta mbajnë të rrethuar zonën ku ndodhi ngjarja, ndërsa më herët janë evakuuar edhe banorët.

Denoncimin e parë për të shtënat brenda redaksisë e ka bërë redaktori i gazetës, Phil Davis i cili përmes një postimi në Tëitter ka shtuar se: "Një burrë qëlloi nga xhami i derës së zyrës mbi punonjësit. Nuk mund të them asgjë më shumë, s'dua të deklaroj askënd të vdekur por gjendja është shumë e keqe". 

Një dëshmitar tha se ka qenë një person i cili ka hyrë me shpejtësi brenda redaksisë dhe menjëherë ka hapur zjarr. Ai e përshkroi gjithçka si të tmerrshme. 

Ai erdhi dhe qëlloi brenda në newsroom. Situatë e tmerrshme.

Ka thënë një prej dëshmitarëve

Ora 21:44
SHBA, të shtëna me armë brenda redaksisë së një gazete, raportohet për 4 të vdekur
  • //Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • anonim: 30/06/2018 13:44

      pamje te tilla pasqyrojne nje tragjedi, po per ne qe jetojme ne Shqiperi pasqyrojne tragjedi te dyfishte..shihni hapsirat publike rreth institucioneve, tek ne nuk i gjen askund...ketu ke mall te levizesh me makine nuk ke ku parkon..policet e lali erit shofin per pullat po se pate te vene gjobe sje rezident???? po ai qe vjen mik ne tirane per nje hall a vizit ku duhe ta parkoj makinen ??? apo ta mari ne krahe e ta ngjisi ne tarac ... dhe boll me keto parkimet me lek se e keni shtuar kostot pa fund

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:

      Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



    ×

    Lajmi i fundit

    Rama dhe Habeck mbajnë fjalimet për Çmimin e Karlit të Madh

    Rama dhe Habeck mbajnë fjalimet për Çmimin e Karlit të Madh